Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emrat/ Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania dy shqiptarë

schedule15:54 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 15:54 - 29 Dhjetor, 2020

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar këtë të martë nga Franca dhe nga Gjermania pasi ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Konkretisht, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa 46 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.

Po nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  në vitin 2016,  e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjet një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!