Ndryshimet në qeveri, PD: Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por ndryshim

schedule14:12 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:12 - 29 Dhjetor, 2020

Partia Demokratike ka reaguar pas largimit të Gent Cakajt nga posti i ministrit të Jashtëm, zëvendësimit të tij nga Olta Xhaçka dhe emërimit të Niko Peleshit në krye të Mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shkruan në një postim në Facebook se nuk ka ndryshime në qeveri, por ka thjesht riciklim “të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet”.

Sipas asaj që shkruan Bardhi, në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij.” Vendit, shton Bardhi, nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim.

REAGIMI

“Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë.  Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij.
Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!