Big Market reagon për mediat

schedule13:09 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 13:09 - 29 Dhjetor, 2020

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe të ndodhur dy ditë më parë.

Në deklaratën e saj shoqëria thekson se lajmi i botuar nga disa portale është i rremë, duke qenë se në ambientet e tregtimit të shoqërisë nuk ka patur asnjë aksident.

Përkundrazi, Big Alb Group shpreh dhimbjen e tërë shoqërisë për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej punonjësve më të mira të shoqërisë.

“M.SH., 37 vjeçe, është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale më datë 27 dhjetor 2020”.

Të kontaktuar nga TvT, zyra e shtypit e Big Alb Group konfirmon këtë version dhe shprehet se ndodhet pranë familjes së të ndjerës në këtë moment të vështirë.

Big Alb Group refuzon kategorikisht lajmin e shpërndarë në disa portale duke e cilësuar si “të rremë, siç tashmë jemi mësuar gjatë këtij viti me të tilla sajesa”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!