Cakaj dha dorëheqjen, ambasadorja e SHBA: Suksese në përpjekjet tuaja të ardhshme

schedule12:51 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 12:51 - 29 Dhjetor, 2020

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë. Ambasadorja falenderon Cakajn për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë.

Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju.  Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit“.

Ambasadorja ka uruar për detyrën e re edhe Olta Xhaçkën që kalon nga ministria e Mbrojtjes te e Jashtmja. “Ne e mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme.

Ajo ishte një partner i jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe në rritjen e aftësitë si aleat në NATO. Ne shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik” mbyllet postimi./ db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!