Bujar Pregja, specialisti i gjykimit, në emisionin “Pressing” në ABC analizoi problematikat e shfaqura në javën e fundit të Superiores. Fillimisht u fol për rastet e dyshimta të hasura në sfidën mes Partizanit dhe Kukësit.
“Në minutën e 43-të, lojtari i Partizanit shkon te rivali dhe e shtyn. Kemi të bëjmë me penallti për Kukësin. Kemi rastin e penalltisë së Partizanit. Mbrojtësi nuk e prek topin, por këmbën e kundërshtarit. Në fund pati edhe një penallti për Kukësin.
https://streamable.com/fi9hxl
Pati kontakt dhe kemi të bëjmë me faull, edhe pse topi nuk është aty. Edhe në rastin e parë që Kukësi pretendoi, topi nuk ishte aty”, tha Pregja, ndërkohë që një koment për penalltinë e Partizanit e dha edhe Ermal Tahiri, specialist futbolli.
“Te rasti i penalltisë së Partizanit nuk ishte. Është “vjedhje” dhe bravo lojtarit të Partizanit (Tedi Cara)”, tha Tahiri. Te Teuta ka një rast penalltie, me Grudën që rrëzohen në zonë. “Hoxhallari i pengon këmbën lojtarit kundërshtar.
Lojtari i Teutës ka topin, që i ikën pasi pengohet nga mbrojtës i Tiranës. Është kontakt i dukshëm. Kontakte do ketë, por jo për të penguar lojtarin të godasë topin. Mbrojtësi shkon te këmbët e sulmuesit direkt. Është faull”.
https://streamable.com/o6igsv
NDESHJA NË KAMZË – “Fillimisht kemi mbrojtësin e Laçit që ndërhyn ndaj Bardhit. Prek topin dhe pastaj këmbën, nuk kemi të bëjmë me penallti. Në pjesën e dytë Laçit pretendoi një penallti, por dora e lojtarit të Kastriotit ishte në pozicion natyral. Kemi edhe një gol të anuluar të Laçit, për dalje të topit jashtë. Nuk mund ta diskutojmë”.
https://streamable.com/s9w4ki
“Te penalltia e dhënë për Laçin, topi preku kokën dhe më pas dorën. Nuk duhet të jepej penallti. Karton i kuq nuk duhet akorduar, siç edhe ndodhi. Veç kur ka ndërhyrje me qëllim jepet i kuq”, u shpreh Pregja gjatë emisionit. /abcnews.al
https://streamable.com/m24rwa