Olta Gixhari është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Aktorja e mirënjohur u bë nënë e një djali pak muaj më parë, dhe shpeshherë ndan me ndjekësit momente të bukura me të birin. Olta jeton prej kohësh në Spanjë me partnerin, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory aktorja ka zbuluar detaje nga jeta e saj. Ajo ka publikuar një imazh të rrallë kur ka qenë në moshë më të re, pasi një nga ndjekësit i kërkoi një fotografi kur ka qenë në të njëzetat.
“20 nuk po e gjej dot tani por ja një 16”, ka shkruar Olta krahas fotos, teksa pozon me flokët natyrale të lëshuara mbi supe. Olta gjithashtu ka publikuar një foto me flokët brune, ku shfaqet mjaft e këndshme si gjithmonë. /abcnews.al