I kafshoni thonjtë? Ja çfarë tregon ky ves për ju!

schedule17:37 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 17:37 - 28 Dhjetor, 2020

Kafshimi i thonjve zakonisht fillon në fëmijëri. Shumë njerëz e heqin këtë ves me kalimin e viteve, ndërsa të tjerë e kanë shumë të vështirë. Ajo që të gjithë dimë është se kafshimi i thonjëve është një zakon shumë i keq. Kjo sjellje e përsëritur mund të zbulojë fakte interesante për ju, që nuk lidhen vetëm me nivelin tuaj të stresit.

1. Mund të jeni perfeksionistë

Sipas një studimi, shumica e kafshuesve të thonjve janë mbivlerësues. Studiuesit anketuan një grup njerëzish, gjysma e të cilëve kishte zakon të kafshonte thonjtë dhe gjysma e tyre jo. Kafshuesit e thonjve dolën se ishin personalitete të tipit A, të cilët tentojnë të punojnë shumë me veten e tyre.

2. Jeni më të zgjuar sesa mendoni

Njerëzit që kafshojnë thonjtë shpesh janë individë të drejtuar nga qëllimi që nuk kryejnë detyra me një ritëm të zakonshëm. Shumë njerëz kanë një tendencë të kafshojnë thonjtë e tyre gjatë momenteve të përqendrimit intensiv kur janë duke u përpjekur të zgjidhin një problem.

3. Mund të jeni paduruar

Mërzia dhe zhgënjimi mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të kafshimit të thonjve. Sapo të bëhet zakon, mund të bëhet diçka që ju bëni për ta mbajtur veten të okupuar kur jeni të mërzitur ose kur prisni për diçka a dikë.

4. Nuk jeni të lumtur me veten tuaj

Të kafshosh thonjtë mund të jetë një zakon që përkohësisht i bën njerëzit të ndihen më mirë. Ata që kafshojnë thonjtë shpesh janë personat që arrijnë shumë gjëra të mëdha për veten e tyre. Kur nuk arrijnë qëllimet e tyre, ata shpesh ndihen të zhgënjyer dhe të turpëruar nga vetja./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!