Ministrja e Arsimit Evis Kushi është takuar me mësues të ndryshëm të cilët kanë fituar betejën me COVID-19 përgjatë muajve të fundit. Kushi shprehet se secili kishte një histori të veçantë, një përjetim ndryshe nga i të tjerëve. Ajo thekson se fjalët janë pak për të shprehur mirënjohjen maksimale dhe shumë të sinqertë jo vetëm për ta, por për të gjithë mësuesit në sistemin arsimor që përgjatë këtij viti tejet sfidues
“Sot zhvillova një takim shumë emocionues me mësues të ndryshëm, të cilët janë prekur gjatë muajve të fundit me COVID-19, ndërsa tashmë janë plotësisht të shëruar dhe janë rikthyer prej kohësh në frontin e parë të sakrificës. Emocionues, sepse secili kishte një histori të veçantë, një përjetim ndryshe nga i të tjerëve dhe një përvojë që do t’i ngelë për shumë gjatë në kujtesë.
Gjatë bashkëbisedimit shumë miqësor me ta, u njoha me përvojën e tyre personale në përballjen me armikun e padukshëm, me mbështetjen e pakursyer të mjekëve, me menaxhimin e situatës në shkollë gjatë mungesës së tyre, si dhe emocionet që ka marrë secili prej nxënësve në momentin që janë rikthyer në punë.
Fjalët janë gjithmonë pak për të shprehur mirënjohjen maksimale dhe shumë të sinqertë jo vetëm për ta, por për të gjithë mësuesit në sistemin arsimor që përgjatë këtij viti tejet sfidues kanë ditur të reflektojnë shpirtin e sakrificës dhe vlerat më të larta profesionale në dobi të arsimimit të fëmijëve tanë”, shkruan Kushi./mv.abcnews.al