Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë mesditën e sotme. Një i ri, i identifikuar si Arsen Goga është mbyllur në një tualetin e një lokali me gërshërë në duar.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se në lokal nuk ka asnjë njeri. Ai ka lidhur një bombul gazi pas derës së lokalit dhe kërcënon blutë të mos futen brenda.
Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me të riun për ta bindur ta dorëzohet ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë./mv.abcnews.al