Dukesha e Sussex Meghan Markle tashmë do të provojë veten dhe si shkrimtare. Markle po planifikon të ndjekë gjurmët e Princit Charles dhe Sarah Ferguson, dukeshës së Yorkut duke provuar dorën e saj në shkrime.Raportohet se Markle po bën lëvizjet e nevojshme ligjore që do ta lejojnë atë të shkruajë romane përmes Archewell, fondacionit të krijuar me Princin Harry.
LEXO EDHE: Meghan Markle dhe Princ Harry nënshkruajnë marrëveshje me Spotify
Mediat e huaja citojnë një burim të afërt me dukeshën që është shprehur: “Meghan ka një përvojë si shkrimtare dhe ka patur një blog të quajtur “The Tig” përpara se të takonte Harry-n që mbulonte shëndetin, udhëtimet, ushqimin dhe modën.” Kujtojmë që pak javë më parë, Harry dhe Meghan nënshkruan një marrëveshjeme Spotify.
Dyshja kanë krijuar Archeëell Audio, duke nënshkruar një marrëveshje ekskluzive shumëvjeçare me gjigantin për të lëshuar një numër podkastesh të cilat synojnë të lartësojnë dhe argëtojnë audiencat në të gjithë botën. “Me sfidat e vitit 2020, nuk ka qenë kurrë një kohë më e rëndësishme për ta bërë këtë, sepse kur dëgjojmë historitë e njëri-tjetrit, kujtohemi se sa të ndërlidhur jemi të gjithë.”, thanë ata. /abcnews.al