Rita Ora ka folur së fundmi për periudhën e vështirë që ka kaluar kur e ëma, Vera u diagnostikua me kancer. Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, Rita tha se kishte patur frikë se mund të kishte patur të njëjtin fat si nëna e saj, ndërsa apeloi gratë që të kontrollohen.
R
ita zbuloi se kishte bërë një test gjenomi për të parë nëse ishte trashëguese dhe se kishte përjetuar simptoma të PTSD (Çrregullimi i stresit post traumatik). “Thonë kontrolloni veten për ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte asnjë kokër, veç dhimbje të fortë dhe përsëri shkoi dhe u kontrollua.”, tha ajo.

“Unë kam vërë vetë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe, për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por unë ende e kontrolloj veten rregullisht. Gjenetikisht, nuk kishte histori të kancerit të gjirit në familjen time para nënës sime, por ajo u diagnostikua.“, shtoi Rita. /abcnews.al


