Një vit më parë, Bebe Rexha udhëtoi nga SHBA për të parë vetë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Teksa vizitoi një nga familjet në Bubq që ishin prekur nga tërmeti, Bebe premtoi rindërtimin e shtëpisë së re.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se e ka mbajtur premtimin e dhënë. Në Instagram, ylli shqiptar ka publikuar një video para dhe pas finalizimit të ndërtimit të shtëpisë, në të cilën bie në sy dhe një fotografi e Bebe-s në murin e shtëpisë.
“Shtëpia e parë përfundoi. Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan në fondet për tërmetin në Shqipëri. Faleminderit ty Monika Kryemadhi që më ndihmove për ta bërë të mundur këtë gjë! Diçka kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festa! Asgjë nuk më përmbush më shumë”, ka shkruar Bebe. /abcnews.al