Paraditja e të dielës ishte e qetë në të tre spitalet ku trajtohen pacientë me koronavirus në Tiranë.
Tek Infektivi, ish-Kirurgjitë në QSUT dhe tek “Shefqet Ndroqi” mungonin autoambulancat, por dhe qytetarët.
Oborret e spitaleve mbetën gjatë bosh.
Të pakët ishin dhe familjarët e të sëmurëve që mbërritën në zonën e karantinës për të sjellë sendet personale për të afërmit e tyre në orarin e caktuar nga spitalet Covid.
Të dielën të rralla ishin dhe lëvizjet e personelit shëndetësor.
Ditët e fundit numri i të shtruarve në 4 spitalet Covid sipas Ministrisë së Shëndetësisë paraqitet i qëndrueshëm.
24 orët e fundit nën mbikëqyrjen e mjekëve janë 324 pacientë.
/abcnews.al/