Kryeministri grek vaksinohet për Covid-19 në transmetim “live”: Japim shembull për qytetarët

schedule13:51 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 13:51 - 27 Dhjetor, 2020

Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Mitsotakis iu injektua vaksina pak para orës 14:30 në spitalin Attikon, ndërsa përpara tij u vaksinua një infermiere, një 88-vjeçar dhe Presidenti i Republikës.

Specialisti i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras ishte i pranishëm gjatë vaksinimit të kryeministrit , ndërsa priste edhe radhën e tij.

Mitsotakis e përshkroi procedurën si “plotësisht pa dhimbje” , pasi përfundoi administrimi i dozës së parë të vaksinës,  ndërsa uroi një “fillim të mbarë” për stafin mjekësor.

Kryeministri, në një deklaratë, pas vaksinimit të tij, theksoi se “sot është një ditë e madhe për shkencën dhe për Bashkimin Evropian, “që menaxhoi dhe dorëzoi vaksinën në të njëjtën ditë në të gjitha vendet evropiane, duke vënë në praktikë solidaritetit evropian »

“Sot, të gjithë grekët janë duke buzëqeshur nën maskat, pasi në vendin tonë fillon detyra e vështirë e vaksinimit masiv” , shtoi kryeministri dhe shtoi se “si një udhëheqje politike sot ata japin shembullin se vaksina është e sigurt dhe efektive “.

Kujtojmë se Greqia është ndër vendet e para evropiane që merr vaksinën e Pfizer/ BioNTech. Vendi fqinj do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!