Koreja e Veriut po punon për ndërtimin e raketave të reja

schedule11:13 - 31 Korrik, 2018

schedule 11:13 - 31 Korrik, 2018

Administrata amerikane ka bërë të ditur se Koreja e Veriut po punon për ndërtimin e raketave të reja balistike. Sipas mediave të SHBA-ve, që citojnë disa zyrtarë, kjo është zbuluar falë imazheve satelitore.

Koreja e Veriut duket se po ndërton raketa të reja balistike, pavarësisht përmirësimit të mardhënieve me administratën Trump. Kjo raportohet nga mediat e SHBA-ve. Zyrtarë amerikanë i thanë Washington Post se satelitët spiunë kishin vërejtur aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar raketa balistike. Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të thotë se është e paqartë se sa larg ka shkuar puna.

Presidenti Donald Trump takoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në qershor. Pas takimit të parë në histori mes dy liderëve në detyrë, ata u dakordësuan që të punojnë sëbashku drejt çarmatosjes bërthamore. Më vonë Trump tha se Koreja e Veriut nuk përbën më kërcënim bërthamor. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë u kritikua ashpër në vendin e tij pasi bëri lëshime pa marrë ndonjë përkushtim të firmosur nga Kim Jong-un për t’i dhënë fund programeve raketore dhe bërthamore.

Sipas Washington Post, gjithmonë duke cituar zyrtarë të administratës amerikane, Koreja e Veriut po ndërton një ose dy raketa të reja balistike ndërkontinentale me karburant të lëngshëm në objektin Sanumdong pranë kryeqytetit, Phenian. Fabrika është e njohur pasi ka prodhuar “Hwasong – 15”, raketën e parë koreanoveriore të aftë për të goditur SHBA-të.

Ndërkohë, këto nuk janë raportime e para që tregojnë se Koreja e Veriut mund të jetë duke vazhduar programin e saj të armëve, duke vendosur kështu në dyshim impaktin real të samitit në Singapor. Imazhe satelitore të fabrikës Sanumdong, kanë treguar dhe më përpara se aty ka lëvizje dhe punohet. Koreja e Veriu ka kryer në total 6 teste bërthamore, i fundit u zhvillua shtatorin e kaluar. Në dy vitet e fundit ka avancuar me shpejtësi programin bërthamore, duke ngritur nivelin e kërcënimit global./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!