Aksident në Lushnje, lëndohen dy drejtuesit e automjeteve

schedule10:34 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 10:34 - 27 Dhjetor, 2020

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje- Berat mëngjesin e kësaj të diele.

Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit e automjeteve A. Gj., 47 vjeç, dhe H. Sh., 19 vjeç, të cilët mbetën të plagosur, ndodhen në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave  ngjarjes.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vëndin e quajtur “Stan Karbunarë”, mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave  ngjarjes.

/abcnews.al/