Vajza me sindromë “Down”, nëna: Kam 41 vite që e laj si foshnje! Kush do kujdeset kur të mos jem unë

schedule15:27 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:27 - 26 Dhjetor, 2020

Nga Silvi Sulaj

Maria ka 41 vite që e lan, e ushqen dhe e veshmbath vajzën e saj Adelinë si të ishte foshnje. Vajza e Maries dhe Kristos ka lindur me sindromën down. Familja Muho që banon në lagjen Çlirim në Finiq përballet prej 4 dekadash me vështirësi. “E la, e ndërroj, e ushqej, shërbimi që I duhet fëmijës. Është 41 vjeç shërbimet ja bëj si të ishte një fëmijë I vogël. E në gjumë e vë, shtrihem unë e shtrihet dhe ajo”.

Nëna e Adelinës është e shqetësuar, pasi në zonë ku banojnë mungon një qendër. “Të hapet një qendër që të mblidhen këta fëmijë. Këta s’punojnë 30 vjet pse mos I kishin hapur këto qendrat. Jam mbledhur këtu brenda me vajzën. Jeta jonë është e kufizuar këtu brenda me vajzën e sëmurë. Nuk e çojmë dot askund as jashtë nuk e nxjerrim dot”

Prindërit e Adelinës tani që janë në moshë të thyer kanë merak se çdo të ndodhë me vajzën kur ata të mos jenë më në jetë. “Fëmijët nuk e marrin as burrat e vajzave, as nuset e djemve. Atë themi me plakën kush do ta mbajë këtë fëmijë nesër. Do vejë në azil”.

Kjo familje jeton me të ardhurat nga pensionet dhe kempi, që merr vajza shumat e të cilëve janë të ulëta.

“100 mijë lekë që merr fëmija shkon për bebelina. Marr 15 mijë lekë pension ta shikojë pak qeveria këtë punë e pensionit. Dua për atë ti shtohet pak pensioni”./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!