Këngëtari legjendar, Elton John u vesh me kostumin e Babagjyshit për të dhënë një atmosferë më të gëzueshme të festave.
Këngëtari kishte veshur edhe një pelerinë dhe kapele për Krishtlindje, ndërsa po mbante një zile në dorë, ai dha disa lajme në lidhje me turneun e fundit të shtyrë.
Elton u uroi të gjithëve një Krishtlindje të sigurt, më pas shtoi se mezi pret të rikthehet më 2021.
Kujtojmë që turneu i tij ishte ndërprerë nga pandemia e koronavirusit. Ndërsa këngëtari thotë se shpreson se mund të rifillojë turneun në shtator 2021 në Berlin dhe më pas SH.B.A dhe Kanada.
View this post on Instagram
Në vitin 2018, Elton njoftoi se ai ishte turneu i tij i fundit, që do të përfshinte 300 koncerte në pesë kontinente dhe to të vazhdonte deri më 2023. l.k/abcnews.al