Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merkato në dalje te Milani, dy lojtarët latinë me valixhe gati

schedule19:20 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 19:20 - 25 Dhjetor, 2020

Viti 2020 ishte fantastik për Milanin dhe një gjë e tillë nuk ndodhte prej vitesh. Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në Milanello në muajin janar solli “ringjalljen” e kuqezinjve, të cilët filluan të luanin bukur dhe merrnin rezultate pozitive, si dhe u rikthyen të jenë një rival i fortë për të gjithë.

Humbja e fundit në Serie A ka ndodhur në muajin mars, teksa sezoni i ri i kampionatit italian ka nisur nën dominimin e ekipit të Stefano Piolit, që kryeson prej javës së parë. Trajneri pret një sulmues dhe një qendërmbrojtës nga merkato e janarit dhe drejtuesit po punojnë në këtë aspekt.

 

Duarte dhe Musacchio

Gjithsesi, nga skuadra do të ketë edhe largime. Milannews.it raporton se Leo Duarte dhe Mateo Musacchio janë me valixhe gati. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar numëron vetëm 3 aktivizime këtë sezon: një në kampionat dhe dy në Europa League.

Drejtuesit e “Djallit” preferojnë huazimin e brazilianit, ndërsa ndryshon situata me Musacchion. 30-vjeçari argjentinas nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Piolit dhe te Milani po presin ofertën e duhur për ta shitur lojtarin me origjinë arbëreshe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!