Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur tek rrethrrotullimi në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se i plagosuri është Faik Zeqja.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihen ende motivet apo rrethanat.
NJOFIMI I POLICISË
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/