PAMJET/ Momenti kur policia shoqëron ish-gjyqtarin Alaudin Malaj

schedule13:51 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 13:51 - 25 Dhjetor, 2020

Abcnews.al ka siguruar momentin e shoqërimit në polici të ish-gjyqtarit Alaudin Malaj. Nga pamjet shihet se Malaj është marrë me forcë nga efektivët e policisë.

Mësohet se ish-gjyqtari është shoqëruar në Komisariatin nr.2 pas konfliktit me djalin për shkak të një automjeti në një vend parkimi pranë Liqenit Artificial.

Malaj është dorëhequr në 27 korrik të këtij vitit nga detyra e gjyqtarit. Gjyqtari ka pasur përplasë edhe me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për të cilin kishte dorëzuar kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Përplasjet kanë nisur pasi Malaj ka bërë publik dënimin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në Itali. Por ky kallëzim nuk u regjistua nga SPAK me argumentin se nuk janë gjetur elementët të veprës penale. Përpara se të largohej nga sistemi pa ju nënshtruar procesit të Vetting Malaj paditi në SPAK anëtaren e KPK Suela Zhegu për falsifikim të dokumenteve.

Malaj gjatë karrierës së tij në gjyqësor ka pasur në dorë çështje të rëndësishme. Ndër të tjera Malaj kishte kërkuar mbrojte nga KLGJ për shkak se ndihej i kërcënuar për jetën. Pasi vëllai i tij ishte kërcënuar në 2015 por askush nuk ishte marrë me këtë çështje.  gjyqtari Alaudin Malaj është përfolu edhe për fshehje të pasurisë.

Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë ndërsa është përfolur edhe për pasurinë e tij.  Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.  Ai u kallëzua në prokurori në shtator 2014 nën akuzën se ka krijuar një sistem pastrimi parash përmes familjarëve të tij.

Por dy muaj më vonë, prokuroria e Durrësit pushoi çështjen me argumentin se faktet e raportuara nga ILDKPKI nuk parashikoheshin nga ligji si vepër penale. g.v/abcnews.al