Marcello Troisi zyrtarisht nuk është më pjesë e Turbinës. Braziliani, ditën e djeshme ishte përshëndetur me futbollistët përmes “sms”-ve. Lajmi i raportuar nga abcnews.al ditën e djeshme është konfirmuar sot nga vetë klubi cërrikas.
Përmes një postimi në rrjetet sociale thuhet se Troisi është larguar për arsye persona dhe falënderohet për punën e bërë deri më tani. “Profesor Marcello Troisi nuk do të jetë më pjesë e Turbinës!
Tekniku brazilian është larguar nga Turbina dhe duke na falënderuar dhe respektuar, por për arsyet e tij ai ka dhënë dorëheqjen. Ne e falënderojmë për të gjithë punën e bërë dhe për kontributin e tij tek ekipi i Turbinës! Faleminderit dhe suksese profesor Troisi”, njofton Turbina, që ndeshjen e fundit me Pogradecin e fitoi me rezultatin 4-1 dhe u ngjit në vendin e pestë në grupin B. /abcnews.al