Në “As Pro as Kundër” në ABC, deputeti Myslim Murrizi ndërsa diskutohej për paketën anti-shpifje ngriti si shqetësim edhe faktin që në vendin tonë ka portale të cilëve nuk u dihet pronari.
Këto lloj portalesh ai i cilësoi si “kokë-çorape, me maska si forcat RENEA” pasi nuk dihet se kush qëndron pas tyre.
Duke folur në lidhje me këtë kategori biznesesh, Murrizi tha po ashtu se do të ishte i interesuar si qytetar dhe deputet të dinte detaje rreth ERTV.
“Unë jam kureshtar si qytetar, dhe pastaj si deputetet, sa shpenzon ERT në muaj, çfarë punonjësish ka me sigurime sociale dhe nga i gjen të ardhurat. Kjo vlen për të gjitha portalet që vjedhin lajme. Të rreme apo jo. ERTV është një nga portalet kopil.” s.b/abcnews.al/