Ish-sulmuesi gjerman, Deniz Naki është arrestuar për dyshimin e drejtimit të një organizate kriminale në qytetin gjerman të Aachen.
Prokuroria e këtij qyteti konfirmoi se dy persona u arrestuan për krijimin e një organizate kriminale dhe një prej tyre është edhe 31-vjeçari. Policia gjermane dyshon se organizata kriminale është e përfshirë në zhvatje dhe trafik të drogë.
I lindur në Gjermani, Naki, i cili është Kurd, më parë ka luajtur për FC St Pauli dhe SC Paderborn në Gjermani përpara se të bashkohej me Amed në Turqi. Naki është rritur në akademinë e Leverkusen, duke arritur të shkojë deri në ekipin e dytë, pa arritur të debutojë me skuadrën e parë.
Federata e Futbollit e Turqisë (TFF) ka lëshuar gjithashtu një ndalim të përjetshëm kundër tij për të mos luajtur kurrë futboll në këtë vend për arsye se dyshohet se organizata kriminale e Naki mbështeste dhe siguronte fonde për grupin terrorist PKK. /abcnews.al