Besimtarët e krishterë janë mbledhur këtë vigjilje Krishtlindjesh në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.
Në disa pamje të siguruara nga abcnews.al, mes besimtarëve mund të shihet edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi ishte e shoqëruar nga vajza e saj. Ndërsa duket se me të ndodhet edhe ish-zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj.
Lindja e Krishtit është një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë së krishterë. Megjithatë, këto Krishtlindje vijnë si rrallë herë më parë pasi gjithë besimtarët nuk do të mund të mblidhen në objektet e kultit në mesnatë për meshën e rastit. s.b/abcnews.al/