Të afërmit e viktimave të Covid-19 në Itali hedhin në gjyq qeverinë

schedule13:41 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 13:41 - 24 Dhjetor, 2020

Në prokurorinë e Romës janë paraqitur avokatët e 500 familjeve, të mbledhura nga komiteti “Ne do të denoncojmë”, që tashmë numëron 70 mijë të regjistruar.

Themeluesi i këtij komiteti, i cili në muajin mars humbi të atin, shpjegoi për mediat se përtej veprimeve për dëmshpërblim ky është një akt politik, sepse komiteti kërkon të vërtetën për mangësitë e të kaluarës por dhe të kontrollojë që një gjë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.

Në muajin mars të këtij viti Bergamo dhe provinca e tij përjetonin një ankth që ndoshta mund të shmangej: nëse plani kombëtar për pandeminë do të ishte përditësuar. Ndoshta në Alcano dhe Nembro do të ishte shpallur më shpejt zona e kuqe. Dhe vendimi për të mos e bërë ishte politik.

Denoncimet që janë dorëzuar në gjykatën e Romës janë për ministrinë e shëndetësisë dhe ministritë e tjera kompetente, të rajonit të Lombardisë dhe cdo zyrtari përgjegjës për sa i përket dëmeve që i janë shkaktuar njerëzve. Komiteti do të jetë pala civile.

Dëmshpërblimi i kërkuar është rreth 250 mijë euro për person, dhe është llogaritur njësoj si në rastet e vdekjeve në vendet e punës. Mungesa e një plani pandemik është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një hetimi gazetaresk, i cili falë një analize të thjeshët informatike të versionit dixhital, tregoi se si plani i 2006-ës, thjesht ishte rimarrë pa asnjë modifikim.

Ajo që vë në një situatë të vështirë organizatën botërore të shëndetësisë – e cila në muajin maj kishte bërë shumë preson për tërheqjen e një raporti të një specialistë të saj, Francesko Zambon, i cili nxori në dritë mungesën e efikasitetit në menaxhimin italian të pandemisë – duket se ka të bëjë sidomos kritikat ndaj qeverisë italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!