Anxhela Peristeri është shpallur fituese e Festivalit të 59-të të Këngës.
Siç e do tradita, këngëtarja tashmë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma” me tekst të Olti Currit, dhe muzikë të Kledi Bahitit. Ndërsa vendin e dytë në këtë kompeticion të këngës e fitoi Festina Mejzini me këngën “Kush je ti dashuri”.
Vendin e tretë e fitoi Sardi Struga me këngën “Kam me t’ba me kajt”. Moderatorët e këtij viti ishte Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.
Kurse juria që ka përzgjedhur këngët që do të konkurrojnë këtë vit ishte e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa.
Lista e plotë e pjesëmarrësve:
Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Wendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena s.b/abcnews.al/