Aktorja e njohur, Eileen Pollock, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçe. Sipas The Sun, familja e saj tha se ajo vdiq e qetë në shtëpi në Londër të dielën.
Ata thanë se do ta kujtonin atë si një “aktore, shkrimtare dhe tregimtare” dhe “motër e dashur, teze e dashur dhe teze e madhe”.
“Bukuria, e qeshura dhe sytë e tu të dashur i dhanë gëzim të gjithëve”, thuhet në njoftimin e familjes.
Eileen u bë e njohur për rolin e saj si Lilo Lill në serialin komik të BBC.
“Bread” ishte një serial televiziv britanik, me skenar të Carla Lane, për një familje të ngushtë të klasës punëtore në Liverpool, Angli. Ajo u shfaq në BBC1 nga maji 1986 deri në nëntor 1991. Në vitin 1988, vlerësimet për seritë arritën kulmin në 21 milionë shikues.
Sakaq, aktorja luajti në një numër filmash, përfshirë Far and Aëay dhe Angela’s Ashes. l.k/abcnews.al