Shitje narkotikësh dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Vlorë

schedule13:33 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 13:33 - 23 Dhjetor, 2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga  tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas uniformave blu është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim G. B. alias A. B., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu policia ka arrestuar shtetasit F. S, 52 vjeç, banues në Sarandë dhe D. T., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në pranga edhe 2 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim G. B. alias A. B., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit F. S, 52 vjeç, banues në Sarandë dhe D. T., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!