Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë sipas tij nga rekorikat e panevojshme, ndërsa vendi është katër muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që shtoi se parlamenti përmbyll sot legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën.
Balla mes të tjerash, i bëri thirrje Partisë Demokratike, që të përshëndesë të gjithë kaudrin ligjor të miratuar në Kuvend, që siç thotë ai ndihmon procesin zgjedhor.
“Jam i bindur që zgjedhjet e 25 prillit do të jenë zgjedhjet më të mira demokratike. I bëj thirrje çdo partie që nga ky moment që hyjë katër mujorshin të heq dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD të përshëndesë të gjithë kuadrin ligjor. Falë marrëveshjen me opozitën parlamentare të 21 korrikut ne kemi mundësi sot që jo vetëm që shqiptarët të votojnë për partinë, por edhe për kandidatët që duan brenda një liste. Në fund, duke qenë se është seanca e fundit e këtij Kuvendi, dua tju uroj të gjithë deputetëve gëzuar festat dhe Krishtlindjet”, tha Balla. g.v/abcnews.al

