Deputeti i opozitës Myslim Murrizi e ka konsideruar të turpshëm ndryshimin ligjor për dëmshpërblim të familjeve të personave që humbin jetën aksidentalisht nga operacionet e policisë.
“Nuk dua të bëj politikë me fatkeqësinë e asnjë familjeje shqiptare, nuk i përkas individëve të politikës meskinë e që për vota i drejtohen me turra lotësh familjeve në këto 30 vite. Kjo në funksion të një grushti votash më shumë. Akte normative për të dëmshpërblyer familjet që nga arroganca e shtetit kanë humbur njerëzit e tyre, janë akte të turpshme pasi qytetarët kërkojnë nga shteti mbrojtje dhe drejtësi”, tha Murizi.
Më tej, deputeti u ndal edhe ek ligji për prokurimin, për të cilin kërkoi një ligj konciz. Sipas tij nga viti 2000 janë tenderuar 25 miliard euro tendera.
“Unë do të doja të kishim një ligj konciz për prokurimin publik. Do të ftoja prokurorinë hetim të çdo prokurimi, çdo tender. Nga viti 200 janë tenderuar 25 miliard euro tendera. Është e gallatshme kur shikoj që projektet bëhen për 10 milion, ofertuesi e fiton me 5 milion. S’ka mundësi që një projektues e bën me x vlerë dhe fituesi vjen e merr me gjysmën e çmimit. Kur tenderohet 20 milion euro një kilometër autostradë në Tiranë, 4.5 milion euro në Ersekë. Kur prokuron Tan Agolli mbi 200 milion euro. Ky është korrupsion i pastër me taksapaguesit shqiptarë”, tha Murrizi. /abcnews.al