Interior designer Anila Hetoja ndau disa këshilla shumë interesante për t’i dhënë shtëpisë një atmosferë të këndshme këtë fundvit. E ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, Hetoja shpjegoi trendet e këtij viti dhe se si ta dekoroni shtëpinë me një kosto minimale.
“Duhet të kemi parasysh që sapo hyjmë tek dera të jenë të njëjtat nuanca dhe të mos lozim me ato të forta. Trendi janë kuadratet me të bardhe dhe zi ose të kuqe me të zezë por duke ndenjur tek ngjyrat monokromatike. Të qëndrojmë tek baza dhe jo çdo gjë që kemi grumbulluar gjatë viteve ta shfrytëzojmë këtë vit. Pra të duket sa më pastër në sensin që të mos kemi ngarkesa të ngjyrave në të njëjtën kohë.
Trendet janë ngjyrat blu por që vijnë monokromatike, ngjyrat e shampanjës, goldi ndërsa përsa i përket arredimit janë nuancat e panës, të bardhat me të kuqe por dhe për tavolinën e fundvitit të ketë elementë të kuq me të bardhë. Mbulesat me kuadrate të bardhë dhe të zi duhet të jenë në tavolinë si dhe simbolikat për mirësi dhe mbarëvajtje.
Është bërë trend që të ndihet kjo atmosferë, me ndonjë pemë të vogël apo arush të kuq, ndonjë dritë apo abazhur që krijojnë atmosferën. Përsa i përket dhomës së çiftit mund të vendosen qirinjtë aromatië. Elementi që nuk duhet të mungojë asnjëherë janë pjatancat që mbushen me degët e pishës dhe portokallet që thahen, frutat që janë të stinës.“, u shpreh ndër të tjera Anila. /abcnews.al

