Kim Kardashian ka vendosur t’ju dhurojë nga 500 dollarë për fansat e saj. Ylli televiziv bëri me dije përmes një postimi në twitter se do të dhurojë nga 500 dollarë për 1.000 fansat e saj të cilët kanë luftuar mes pandemisë së koronavirusit.
“Përshëndetje njerëz! 2020 ka qenë i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre. Unë dua ta përhap dashurinë duke dërguar 500 $ tek 1000 njerëz”, shkroi themeluesja e KKW Beauty.
Hey guys! 2020 has been hard and many are worried about paying rent or putting food on their table- I want to spread the love by sending $500 to 1000 people. Send me your $cashtag below with #KKWHoliday ?? #partner pic.twitter.com/aHV4COQUvd
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) December 21, 2020
Kjo iniciativë e Kim është pritur me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët kanë vërshuar me komente për gjestin e mirë të saj. “Kjo do të ishte një bekim i vërtetë, sepse unë jam shtatzënë me fëmijën tim të parë”, shkroi një ndjekës. /abcnews.al

