Basha takon biznesin e vogël

schedule14:21 - 15 Tetor, 2017

schedule 14:21 - 15 Tetor, 2017

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi takime me përfaqësues të biznesit të vogël, me të cilët bisedoi në lidhje me përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-së. Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha u tha se PD është kundër këtij projekti të Qeverisë, pasi beson se do të rrisë çmimet duke rrezikuar falimentimin e bizneseve. Kryedemokrati shpjegoi gjithashtu cili është propozimi i tij.

Lulzim Basha zgjodhi periferinë e kryeqytetit për të biseduar me përfaqësuesit e biznesit të vogël. Shqetësim të përbashkët thanë se kanë përfshirjen e këtyre sipërmarrjeve në skemën e TVSH-së, një projekt i Qeverisë ky, për vitin e ardhshëm fiskal.

Pasi i dëgjoi, Basha shpjegoi përse është kundër kësaj ideje të Qeverisë, e cila thotë se synon të shmangë informalitetin, ndërsa tregoi edhe cili është propozimi i demokratëve.

Pamjet u shpërndanë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike.