Gentian Mezani dhe Bledi Shkëmbi nuk kanë pranuar ofertën e bërë nga Apolonia për të pasuar Nikolin Çoçllin në krye të stafit teknik. Fierakët tashmë kanë kaluar përtej kufijve për të gjetur trajnerin e ri.
Jeton Beqiri është emri i ri që ka dalë në skenë. Apolonia i ka bërë nëj ofertë dhe tani pret përgjigje prej teknikut që në të shkuarën ishte pjesë e stafit teknik të Flamurtarit dhe e drejtoi skuadrën kuqezi pas largimit të Shpëtim Duros.
Në të shkuarën ai ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës dhe më pas Renovën e Shkupin. Beqiri ka punuar edhe me moshat e kuqezinjve të Tetovës dhe shquhet për punën me të rinjtë, çka ka bërë që edhe Apolonia t’i bëjë atij një ofertë. /abcnews.al