Konfirmuan helmimin e Navalny, Rusia vendos sanksione ndaj shteteve europiane

schedule15:48 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 15:48 - 22 Dhjetor, 2020

Moska ka zgjeruar listën e zyrtarëve europianë që e kanë të ndaluar të hyjnë në Rusi në përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Europian mbi helmimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, sipas një njoftimi të Ministrisë së  Jashtme ruse.

Ministria nuk zbuloi as emrat e zyrtarëve të BE-së dhe as numrin e saktë të zyrtarëve të cilët do të ndalohen nga Rusia. Por ai tha që lista përfshin “ata që kanë mbështetur nismën e sanksioneve kundër Rusisë” në bllokun me 27 anëtarë.

Laboratorët e Francës, Gjermanisë dhe Suedisë konfirmuan se opozitari i Presidentit rus, Valdimir Putin, ishte viktimë e një sulmi me Novichok, një agjent nervor shumë i fuqishëm.

Vetë Navalny, tregoi së fundmi se ka prova që pas helmimit të tij qëndron inteligjenca ruse dhe nënvizon se urdhri për vrasjen e tij është dhënë nga Putin.
Presidenti rus adresoi këtë akuzë gjatë fjalimit të fundvitit, ku tha se nëse shërbimi sekret kërkonte ta vriste Navalnyn, do ta kishte bërë këtë tashmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!