Samuel Eto’o është një nga ata lojtarë, që ka pasur fatin të punojë me Pep Guardiolën dhe Jose Mourinhon. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për Marca dhe ka bërë një përshkrim të tij, duke treguar edhe njëherë rezervat për spanjollin dhe simpatinë për Mourinhon.
“Si trajner, Pep i përgatit ndeshjet si asnjë trajner tjetër. Mënyra si na stërviti ai ve vitin 2009 ishte e pabesueshme. Mënyra e tij e të bërit futboll sulmues, të pasurit kontrollin e topit, Pep ishte më i miri për këtë.
Jose së pari është një mik. Ai është person që nëse nuk i pëlqen diçka, ta thotë. Ne të dy kemi temperament të njëjtë dhe e njihnim mirë njëri-tjetrin. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam pasur të bëj në futboll.
Njerëzit përpiqen ta paraqesin atë si polemizues, por është një gënjeshtër. Ai është fitues i lindur, thotë gjithmonë fjalët e duhura. Nëse do të krahasoja Mourinhon me Guardiolën? Nuk mund ta bëj. Njëri ka fituar Champions League me Porton, tjetri nuk e ka fituar me Bayern Munchen”, u shpreh Eto’o. /abcnews.al