Platforma e Diasporës, Majko: Vota e emigrantëve frikëson se nuk blihet

schedule14:18 - 16 Tetor, 2017

schedule 14:18 - 16 Tetor, 2017

Vota e emigrantëve është e frikshme për sistemin elektoral shqiptar pasi nuk mund të blihet. Kështu u shpreh ministri Pandeli Majko gjatë tryezës së organizuar në nisjen e diskutimit për platformën e diasporës, pjesë e së cilës do të jetë edhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Atdheut. Pikërisht këtë të fundit, Kryeministri Rama e cilësoi një ilaç për kontestuesit e zgjedhjeve. Ndërkohë që PD nuk mori pjesë në takim, Rama e ftoi atë të ndjekë shembullin e LSI e t’i bashkohet diskutimit.

Pandeli Majko nisi nga Kuvendi, në prezencë edhe të trupit diplomatik, konsultimet për Projektin e Strategjisë së re të Diasporës dhe Migracionit, ku një vend të rendësishëm zë edhe e drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë Atdheut.

Te vota e emigratënëve shikon ilaçin e besueshmërisë së zgjedhjeve edhe Kryeministri Rama.

Para se të arrihet te vota, nevojitet regjistrimi i shqiptarëve jashtë Adheut. Në këtë pikë Rama nuk la pa fshikulluar demokratët, të cilëve u rikujtoi se në 2005 e kishin pjesë të programit por nuk bënë asnjë në këtë drejtim, theksoi Kryeministri.

Rama përshëndeti pjesëmarrjen në takim të LSI-së, ndërsa tregoi se do të kishte dëshiruar që të ishin prezent edhe përfaqësuesit e PD-së.

Shezai Rrokaj në emër të LSI përshëndeti idenë e propozuar nga ministri Majko, për të mos e trajtuar si të ndarë diasporën mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Organizatorët e cilësuan tryezën si një pikënisje të diskutimit mbi platformën për diasporën, duke theksuar se ishin të hapur ndaj çdo propozimi.

https://youtu.be/Z4DWm4mSBME

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!