Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti pas takimit me Osmanin: Kërkova datë sa më të afërt për zgjedhjet

schedule14:05 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 14:05 - 22 Dhjetor, 2020

Pas takimit me presidente në detyrë të Kosovës, Vjosa Omsanin, kreu i LVV Albin Kurti ka deklaruar se ka kërkuar një datë sa më të afërt për zgjedhjet e parakohshme.

Kurti, ka thënë se nuk është caktuar ndonjë datë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pasi sipas tij, kjo varet nga koha kur Gjykata Kushtetuese do t’ia dërgojë vendim e plotë partisë së tij, si palë ankuese.

Megjithatë, ai theksoi se është humbur shumë kohë dhe vendit i duhet një qeveri e re dhe kompetente. Kurti sqaroi se do të presin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese që iu dha atyre të drejtë dhe do të bëjnë një interpretim.

“Jemi të interesuar të mbahen gjendjet e parakohshme. Kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të kemi një qeveri të re dhe kompetente.

Së pari ne nuk kemi folur për një datë ko konkrete. Por kemi shprehur interesimin që në harkon kohor të jetë sa ë e afërt data. Në anën tjetër sa i përket hollësive të cilat i ka përmendur kushtetuesja ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë meqë na nevojite të japim një interpretim të saktë dhe të drejtë. Më në fund morëm një përgjigje nga gjykata pas më shumë se 6 muajsh prandaj nuk kemi kohë që të humbim”, tha Kurti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!