Pas 253 ditësh në qetësi, Tajvani regjistron rastin e parë më Covid-19

schedule14:16 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 14:16 - 22 Dhjetor, 2020

Tajvani ka regjistruar rastin e parë të transmetimit lokal të koronavirusit që nga 12 prilli, 253 ditë pa raste të reja.

Autoritetet shëndetësore thanë se një grua në të tridhjetat ka rezultuar pozitive me koronavirus pas kontaktit me një pilot nga Zelanda e Re.

Ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung, tha se piloti nuk ka deklaruar në mënyrë të saktë kontaktet dhe aktivitetet e tij para autoriteteve në momentin që është konfirmuar si bartës i virusit.

Sipas autoriteteve, piloti  ka vizituar disa ndërtesa, përfshirë një qendër tregtare. Ai mund të dënohet me mbi 10 mijë dollarë. Deri më tani, Tajvani ka regjistruar vetëm 770 raste me koronavirus dhe shtatë viktima.

Vendi është vlerësuar  për menaxhimin e suksesshëm të situatës. Në fazën e parë të pandemisë, Tajvani ka mbyllur kufijtë dhe ka zbatuar rregulla të rrepta të karantinës.

Shumica e personave që vijnë nga vendet e huaja duhet të karantinohen për dy javë dhe duhet të kenë një test negativ.

Këto masa të marra nga qeveria kanë bërë që virusi të mos përhapet te komunitetet lokale.

Sidoqoftë, pilotët u nënshtrohen masave më të lehta, përfshirë vetizolimin për tri ditë. Rasti i pilotit të infektuar ka nxitur debate nëse duhet të ashpërsohen masat edhe për këtë kategori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!