Një zonjë e moshuar ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që të futet pa radhë në një institucion.
Selami Jenisheri ka tentuar të futet pa radhë me pretendimin se ishte deputet, por e moshuara nuk e ka lejuar.
Në pamjet e filmuara të publikuara nga blogeri Olti Curri, gruaja dëgjohet teksa i thotë se edhe sikur të ishte President nuk kishte të drejtë. Nga pamjet duket se debati ka ndodhur në një spital.
“Jo deputet me qenë, po super, edhe Presidenti nuk ka të drejtë”, i thotë e moshuara deputetit Jenishehri.