Rakacolli: Nuk janë ulur testimet, masat shtrënguese sollën rënie të rasteve

schedule12:24 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:24 - 22 Dhjetor, 2020

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se jemi ende shumë larg imunitetit të tufës, por megjithatë theksoi se masat shtrënguese të vendosura disa javë më parë po japin efektet e para.

“Jemi akoma larg imunitetit të tufës. Një javë është pak për të thënë që do të vazhdojë kështu por mendohet se është efikasiteti i masave që i morën tre katër javë përpara. Dihet që efekti i masave nuk duket menjëherë”, u shpreh Rakacolli.

Ajo deklaroi se numri i testimeve nuk është ulur por sipas saj duke qenë se kemi më pak raste, ulen edhe të dyshuarit për COVID që kanë nevojë t’i nënshtrohen testit.

“Kjo tendencë, ka të bëjë jo vetëm me uljen e numrit të rasteve por edhe uljen e shtrimeve në spitale, rënie pozitiviteti. Nuk është shumë e lartë. Rastet janë raste të rënda. Njerëzit shkojnë në spital në gjendje të rënduar edhe pse kemi thënë që shërbimi në spital është shumë e mirë. Numri i testimeve nuk është ulur sepse kemi rritur testimet e shpejta. Ato jepen më vete, tha ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!