Rinovimi me Messin është një premtim që po e bëjnë të gjithë, ndërkohë që nuk mund të mos përmendet edhe emri i Neymar për t’u rikthyer te Barcelona. Fushata te katalanasit vazhdon dhe së fundmi Victor Font ka bërë një tjetër premtim.
? @victor_font a @LaSotana_: "Xavi vindrà al Barça si guanyo les eleccions. Si no ve, em comprometo a pagar l'abonament de tots els socis i sòcies de la meva butxaca". pic.twitter.com/6lSvMPNbVp
— Sí al Futur (@sialfutur) December 21, 2020
Victor Font është shprehur se do të rikthejë në klub legjendën Xavi, i cili aktualisht është trajner i Al Sadd në Katar. Në radio “La Sotana” kandidati për presidenti te Barcelona ka deklaruar:
“Xavi do të vijë te Barcelona nëse unë fitoj zgjedhjet. Nëse ai nuk vjen, unë premtoj se do të paguaj biletat sezonale për të gjithë anëtarët e klubit nga xhepi im”. /abcnews.al