Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllja e dosjes “184”, gazetarja në ABC: Shohim edhe një herë se të pushtetshmit janë mbi ligjin

schedule20:27 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 20:27 - 21 Dhjetor, 2020

Mbyllja e dosjes së “famshme” të shitblerjes së votave në Dibër, ajo me numër “184” është diçka e paralajmëruar dhe tronditëse në të njëjtën kohë. Kështu është shprehur në një bisede me Jonida Shehun në “Radarin Informativ” në ABC, gazetarja Sandra Bogdani e cila e ka investiguar këtë çështje.

“E paralajmëruar dhe tronditëse pasi që prej verës së vitit të kaluar, dosja ka bërë ping-pong, pasi askush s’donte ta mbante…Shohim edhe një herë se njerëzit e pushtetshëm në vend janë mbi ligjin.”

Lexo edhe: Mbyllet “184”, prokuroria: Votat u blenë por s’mund t’i dënojmë autorët

Sipas gazetares, lidhur me këtë dosje, ka pasur haptazi mungesë vullneti dhe zvarritje.

“Patëm besim se SPAK-u mund ta merrte në dorë, ishte një zhgënjim i madh kur vendosi që nuk e heton si çështje.”

Sa i përket rolit apo reagimit të opozitës në lidhje me këtë dosje, Bogdani tha se kjo e fundit nuk është nuk është aq konsekuente për gjitha çështjet që dalin. Po ashtu, ajo shtoi se nuk mund të vihet gishti tek opozita për diçka të bërë nga mazhoranca.

Kurse, e pyetur në lidhje me fatin e dosjes 399, gazetarja tha se edhe kjo i përket “historisë” prej kohësh, pasi në “Durrës nuk ka ndodhur praktikisht asgjë.”

“…Ish kryebashkiaku nuk është marrë në pyetje, as nuk është dërguar një thirrje formale. Është shumë larg të presim nga dosja e Durrësit ndonjë gjë.”

Dosja 184, e hapur pas zgjedhjeve të pjesshme te 2016-ës, dhe e mbyllur të premten, prej katër vitesh, u transferua nga prokurori në prokuror,  nga Krimet e Rënda në Dibër e nga Dibra në Tiranë.

Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër. Përgjimet e kësaj çështje nxorën zbuluar një sërë zyrtarësh të lartë të partisë socialiste të cilët dëgjoheshin duke folur për votat gjatë  fushatës se procesit elektoral për kryebashkiakun. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!