Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 85 pacientë me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 4,257 humbje jete.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shënuar 526 raste të reja me koronavirus, 134 prej të cilave u zbuluan në Atikë dhe 118 raste në Selanik.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 131 597 të prekur, 52,5% e të cilëve janë burra.
Sakaq Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të respektojnë protokollin për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
/abcnews.al/