Peticion me 10 mijë firma për statusin e minatorit, Debreshi: Kërkohet më shumë siguri

schedule16:59 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 16:59 - 21 Dhjetor, 2020

Nga Erblina Mile

Minatorët kanë dorëzuar në Kuvend një peticion me 10 mijë e 600 firma me  anë të cilit kërkojnë miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

Kreu i sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Elton Debreshi shprehet se prej 3 dekadash kërkesat e minatorëve janë lënë në harresë .

“Ne e dimë shumë mirë që statusi i minatorit prej 30 vitesh po zvarritet nga qeveritarët dhe sindikatat e vjetra. Ne si minatorë të zonës së Bulqizës e morëm këtë nismë sepse na lind e drejta, kontribuojmë në atë vend dhe na takon ligjërisht”, u shpreh ai.

Me anë të miratimit të statusit të minatorit kërkohet që të  rritet siguria për jetën   e punonjësve të nëntokës,të rritet niveli i pagës në vlerën e 70 mijë lekëve,të ulet mosha e daljes në pension dhe të garantohet kujdes i veçantë shëndetësor.

“Minatorët sot po vriten në punë dhe fajin po e mer viktima. Siguria në punë e minatorit është një kërkesë që nuk duhet diskutuar fare. Është e domosdoshme për minatorët që familjet e tyre të gëzojnë një pension nëse i ndjeri humb jetën në galeri dhe familjes t’i jepen dëmshpërblimi prej 6 milion lekësh të reja.

Peticioni me firma u dorëzua edhe në kryeministri,në Ministrinë e Financave dhe të infrastrukturës dhe energjisë.

/abcnews.al/