“Masat e reja”, Manastirliu: Nga 5 janari ora policore rikthehet në 22:00

schedule15:59 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 15:59 - 21 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një konference për mediat me Komitetin Teknik të Ekspertëve njoftoi masa të reja për shkak të pandemisë.

Manastirliu bëri me dije se shtimi i masave është marrë në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Manastirliu sqaroi se duke nisur nga data 24 dhjetor, ora policore do të aplikohet duke nisur nga 20:30, deri në 06:00 të mëngjesit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 4 janar.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se nga data 5 janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.

Lexo edhe: Situata nga COVID, Manastirliu: Mbyllemi në orën 20:30, në fuqi nga 24 dhjetori (VENDIMI)

Në një mesazh drejtuar qytetarëve ministrja Manastirliu u rekomandoi të shmangin të gjitha udhëtimet dhe aktivitetet jo thelbësore.

“Kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00 sipas specifikave që tashmë i njohim″, tha Manastirliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!