Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Gratë dhe vajzat rol të rëndësishëm, në familje jam në minorancë dhe kjo më bën të lumtur

schedule14:54 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 14:54 - 21 Dhjetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me finalistët e debatit kombëtar të rinisë. Basha u shpreh se ndryshimi vjen parmes të rinjve, ndërsa theksoi se mbështet përfshirjen e rinisë në politikë.

Kryedemorati u zotua se qeveria e ardhshme do t’i hapë rrugën rinisë.  “Ti japim mundësinë ta shpalosni me të gjithë forcën talentin dhe besimin për të ndryshuar. Kjo është një ndër gjërat kryesore që duhet të bëjë qeveria e ardhshme ti rihapë rrugën rinisë. Është një popull i fortë, i ka mbijetuar gjerave të rënda. Kemi një program të detajuar, por në vend që të zgjatem dua t’ju them se pa pjesëmarrjen e rinisë asgjë nuk mund të arrihet. Për mua është shumë e rendësishme edhe ndikimi që ka vajza dhe grua në shoqëri”, tha Basha.

Teksa dëgjoni mendimet e të rinjve, Basha theksoi se në shoqëri rol të veçantë nga gruaja dhe vajzat. Kreu i demokratëve ndau përvojën e tij personale, raportin e tij dhe të vëllait me të ëmën. Basha kujtoi se në familje është në minorancë, me bashkëshorten dhe dy vajzat dhe theksoi se kjo e bën të lumtur.

“Ime më është mësues në pension dhe roli i saj ka qenë i rëndësishëm. Në mënyrën se si ne dy djemtë e saj i përqaseshim çështjes së barazizë gjinore, por edhe respektit ndaj shoqeve ndaj grave në përgjithësi. Unë jam në minorancë në familje, sepse kam bashkëshorten dhe dy vajzat. Këtë e shoh si gjë mjaft të lumtur”, tha Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!