Hallsands dikur ishte një fshat i lulëzuar në Devon të Anglisë, me shumë shtëpi, por një stuhi masive i dha një goditje fatale në vitin 1917 duke e lënë pjesën më të madhe të fshatit në det. Banorët arritën të largoheshin por Elizabeth Prettejohn refuzoi të largohej.
Ishte vetëm 33 vjeç kur vendosi të qëndronte në Hallsands, për ta kaluar më pas gjithë jetën e saj në vendlindje deri në vitin 1964, kur vdiq në moshën 80-vjeçare. Ajo ka jetuar gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës duke ngrënë vezë nga pulat apo duke peshkuar.
“Kam të gjitha momentet këtu. Ishte ngritja e nivelit të detit që na mori të gjithë plazhin. Deti dukej si mal. Iu luta zotit që erërat të ndalonin. Për një moment mendova që të lëvizja në Dartmouth, por këtu është vendi ku më përkasin të gjitha kujtimet”, tha ajo para se të vdiste. /abcnews.al