Të infektuarit me Covid, mjeku: E rrezikshme marrja e oksigjenit të pacertifikuar në shtëpi

schedule12:16 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 12:16 - 21 Dhjetor, 2020

Peqini është një ndër zonat me numrin më të lartë të të infektuarve në qarkun e Elbasanit. Drejtori i qendrës Shëndetësore në Peqin, Ilir Rrusha në një intervistë për ABC është shprehur se një pjesë e madhe e të infektuarve kurohen në shtëpi dhe nuk kryejnë as tamponin.

Mjeku ndër të tjera ka theksuar se është e vështirë që të menaxhosh situatën me të sëmurët në shtëpi, pasi ato përpiqen dhe sigurojnë vetë oksigjenin por një terapi e tillë në kushte shtëpie është e rrezikshme.

Rrusha ndër të tjera ka theksuar se kanë pasur raste të përkeqësimit të cilësisë së oksigjenit të siguruar në rrugë private nga familjarët dhe vetëm dërgimi dhe ndihma mjekësore pranë spitaleve Covid në Tiranë ka bërë të mundur përmirësimin e gjendjes së tyre.

“Jemi në një periudhë që po arrin pikun dhe problemi më i madh është se njerëzit nuk mbajnë distancimin social. Deri më  tani kemi arritur që të dominojmë dhe të ndjekim shumë raste përmes kryerjes së tamponëve të shpejtë.

Ne nisim në spitalin Shefqet Ndroqi rastet më të rënda që kanë të bëjnë me oksigjenin dhe me probleme të tjera, një nga problemet është rënia e oksigjenit që deri në 95 % quhet një gjendje normale. Duke qenë se ka dyndje të madhe pacientësh në spitalet Covid, me raste pacientët me oksigjen nga 80-85 % i rekomandojmë që të trajtohen me oksigjen në shtëpi. Oksigjenin e marrin me rrugë private dhe është shumë i dëmshëm patjetër dhe ne nuk mund ta menaxhojmë një gjë të tillë as në kushte spitali  e jo më në shtëpi,  pasi është reanimatori ai që e bën.

Kemi pas pacient që kanë pas rënie të oksigjenit por që kemi pas raste për shkak që oksigjeni është siguruar në rrugë private ne kemi pas ulje të oksigjenit te pacientët, ndërsa personat që ne i kemi dëgjuar në spital ato janë normalizuar dhe ato konfirmojnë se oksigjeni që ato kanë përdorë vetë ka qenë shumë cilësi e dobët.

U bëj thirrje pacientëve në marrjen e oksigjenit në shtëpi, pasi në vend që ta ndihmojnë familjarin  e tyre të sëmurë do e përkeqësojnë gjendjen e tyre ndaj është e rëndësishme që të komunikojë me mjekun dhe të bëjnë kujdes dhe të mos e marrin oksigjenin në rrugë të pa certifikuara”, ka thënë mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!